Marrëveshja e detit, Mitsotakis: Greqia do të shtrihet me 12 milje në detin Jon. Dendias vizitë në Tiranë

0
31

Greqia do të zgjasë zonën bregdetare deri në 12 milje në detin Jon. Deklarata është bërë nga kryeministri i Greqisë Kyrakos Mitsotakis, i cili gjatë fjalës së tij në parlament u shpreh se “Greqia do të zgjasë zonën bregdetare në lindje nga gjashtë në 12 milje. Greqia po rritet.

Edhe të tjerët e kanë thënë këtë, por ne jemi ata që e zbatojmë”, raporton Protothema.

Mitsotakis u shpreh se për këtë lëvizje të Greqisë janë informuar edhe Italia dhe Shqipëria nga ministri i Jashtëm, Nikos Dendias. Ky i fundit sipas kryeministrit grek do të zhvillojë një vizitë në Tiranë për të diskutuar me qeverinë shqiptare zgjidhjen përfundimtare të çështjes së detit.

Kryeministri Mitsotakis gjithashtu theksoi se “vendi ynë ka të drejtën që në të ardhmen të zgjerojë zonën bregdetare në zonat e tjera të detit”.

“Do të respektojmë konventat ndërkombëtare dhe do të aplikojmë standardin e ndarjes në mënyrë të barabartë të detit kur distanca mes dy shteteve është më e ulët se 24 milje“, u shpreh më tej kryeministri Mitsotakis.

Leave a Reply