Jepet masa e sigurisë për Indrit Bajraktarin, u arrestua për mbytjen e 17-vjeçares në Velipojë

    0
    307

    Gjykata ka vendosur masën e arrestit me burg për Indrit Bajraktin, 25-vjeçarin e arrestuar për vdekjen e Enisa Dodës, e cila u mbyt gjatë një xhiro me motor uji me të riun.

    Ngjarja ndodhi pak ditë më parë, në plazhin e Velipojës, ku peshkatarët gjetën trupin e 17-vjeçares Enisa Doda rreth 700-800 metra larg bregut, pranë vendit të quajtur Vilu. Ndërkohë që më pas u mësua se Bajraktari ishte i martuar në Angli dhe ka qenë bashkëshortja e tij e cila ka kontaktuar mediat shqiptare për të dhënë se ata kanë një vit të martuar dhe ajo është shtatzënë.

    Sakaq, nuk dihet ende marrëdhënia mes Dodës dhe Bajraktarit, teksa familjarët e saj janë shprehur se e njihnin familjen e tij.

    Vetë i arrestuari nuk ka pranuar të flasë para hetuesve, duke thënë se do të flasë në Gjykatë. Ndaj tij rëndojnë tre akuza, ajo e shkaktimit të vetëvrasjes, moskallëzimi i krimit dhe veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here