Barça i tregon derën Suarezit, vjen oferta e parë zyrtare

0
271

Barcelona sezonin e ardhshëm do të ketë një fytyrë më rinore dhe nga klubi pritet të largohen disa lojtarë, që deri tani kanë luajtur rol shumë të rëndësishëm. Luis Suarez do të lërë “Cam Nou” për t’i lënë vendin një prurje të re dhe klubi po pret oferta për të.

Mësohet se drejt klubit katalanas ka ardhur edhe oferta e parë për sulmuesin. Ajaks është propozuar të blejë uruguaianin dhe ka ofruar shifrën e 15 milionë eurove. Barcelona kërkon afro 30 milionë euro për të dhe negociatat pritet të vazhdojnë.

Klubet gëzojnë një marrëdhënie shumë të mirë me njëri-tjetrin dhe arritja e akordit nuk pritet të jetë një problem i pazgjidhshëm. Ajaks i ka propozuar 33-vjeçarit kontratë 2-vjeçare. Kjo është vetëm oferta e parë për të, teksa mësohet se Juventusi është futur gjithashtu në garë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here