Trajtimi me plazmë për COVID, Rakacolli: Ja çfarë ka vendosur Komiteti Teknik i Ekspertëve

0
315

Kryetarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve Mira Rakacolli duke shpjeguar mënyrën e re trajtuese që do përdoret në spitalet COVID me plazëm tha se jemi ende në fillim të kësaj metode.

Dhe pse nuk ka asgjë të konfirmuar për efektiviteitn e saj pasi studimet vazhdojnë, Rakacolli thotë se “është një alternativë që mendohet me një logjikë të thjeshtë që ndoshta mund të japë rezultat”.

“Dje kemi lançuar fillimin e kësaj metode. Plazma nuk është një gjë që blihet apo prodhohet, por që dhurohet. Që të aplikosh një gjë duhet ta kesh dhe pastaj të kesh dhe zinxhirin. Duhet që të sigurohet cilësia dhe siguria e të gjithë zinxhirit dhe këtë në e kemi siguruar, duhet protokolli se si do përdoret duhet të dish se kush janë kandidatët e mundshme”, tha ajo.

Rakacolli tha se aktualisht janë bërë pesë dhurime, ndërsa sot kanë shkuar dhe pacientë të tjerë që e kanë kaluar COVID. Ajo siguroi se pajisjet janë të gjitha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here