Zbrazi 14 plumba mbi trupin e shokut të vëllait/ Kush është ‘problematiku’ Stjuart Smakaj i njohur për drejtësinë. Sherri me leva me policinë disa vite më parë!

0
58

Një ngjarje e rëndë tronditi mbrëmë Shkodrën dhe gjithë opinionin publik. Ku një 23- vjeçar ka ndërruar jetë mbrëmjen e 17 gushtit  pasi u qëllua me breshëri automatiku. 

Sebastian Smakaj është zyrtarisht autori kryesor i ngjarjes së mbrëmshme në Shkodër, ndërsa është shpallur në kërkim së bashku me të vëllain, për të cilin mësohet se quhet Stjuart Smakaj, 23-vjeç.

Ky i fundit rezulton të jetë shoku i ngushtë i Gledis Krajës që mbeti i vrarë nga atentati i mbrëmshëm, ndërsa koencidon të jetë edhe në të njëjtën moshë me viktimën, ç’ka në njëfarë mënyrë provon miqësinë e tyre të hershme.

Por ndryshe nga i vëllai, Sebastiani që dyshohet se ka shkrepur armën, Emri i Stjuartit rezulton të këtë pasur probleme me drejtësinë. 23-vjeçari, është një nga 4 të arrestuarit e një ngjarjeje të ndodhur në vitin 2015 në Shkodër ku të rinjtë kanë rënë në prangat e policisë së Shkodrës për dhunim të forcave të rendit.

Ata kanë sulmuar punonjësit e policisë me levë hekuri dhe sende të tjera metalike dhe për pasojë janë dëmtuar lehtë tre punonjës policie ndërsa ngjarja në atë kohë ka ndodhur pikërisht rreth orës 00.50 në lagjen Perash të njëjtën lagje ku ndodhi krimi i mbrëmshëm. Gjatë konfrontimit është dëmtuar lehtë edhe shtetasi Stjuart Smakaj, i cili e kapërcej rrezikun për jetën në spitalin Rajonal të Shkodrës.

Ndërkohë dëshmirë të ngjarjes, kanë thënë se pak orë para se të ndodhte krimi, vëllezërit Smakaj dhe Kraja janë parë në shoqërinë e njëri-tjetrit.

Mësohet se sebastin Smakaj mbrëmjen e kaluar  e ka qëlluar plot 14 herë Krajën brenda makinës së këtij të fundit, ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur 18 gëzhoja automatiku. 29-vjeçari Sebastian Smakaj, së bashku me të vëllain e tij pasi kanë kryer krimin, janë larguar nga vendi i ngjarjes me shpejtësi, një makinë tip ‘Peugeot’ ngjyrë gri.

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj