Lleshaj bën njoftimin e rëndësishëm për shqiptarët mbi 75 vjeç: I merrni pa afat nëse aplikoni pas Korrikut

0
265

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj bën me dije se të gjithë shqiptarët mbi 75 vjeç që duhet të aplikojnë pas korrikut për letërnjoftime atëhere do i marrin ato pa afat.

Lleshaj thotë se pas 31 korrikut, janë 216 mijë shqiptarë mbi 75 vjeç dhe shumë prej tyre e kanë të pamundur fizikisht të shkojnë të aplikojnë, por nga ana tjetër detyrohen edhe të paguajnë shumë.

Ai fton deputetët e mazhorancës dhe të opozitës parlamentare që ta votojnë këtë projekligj.

”Mbi 200 mijë në fund të korrikut, 216 mijë e 189 shqiptarë që mbushin 75 vjeç ose që kalojnë 75 vjeç, gjithë kjo kategori që shkojnë për të aplikuar me letërnjoftim do e marrin pa afat. Lajm i mirë për kujdestarët e tyre, familjarët e tyre, pasi shumë prej tyre kanë pasur vështirësi edhe fizikisht tek qendrat, por edhe të paguajnë jo pak që aplikimi t’u bëhet nga shtëpia. Tashmë këto sorollatjet zerohen, dhe tani letërnjoftimi nuk është më një faktor stresi.”- tha Lleshaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here