Laboratori kinez jep lajmin e shumëpritur: Kemi ilaçin që ndal pandeminë COVID-19

0
298

Pandemia u shfaq fillimisht në kinë, në fund të vitit të kaluar dhe u përhap në të gjithë botën duke ndezur edhe garën ndërkombëtare për të gjetur trajtime dhe vaksina.

Një ilaç i testuar nga shkencëtarët në universitetin Peking, jo vetëm që shkurton kohën e shërimit për të infektuarit, por ofron edhe imunitet afatshkurtër ndaj virusit,  thonë kërkuesit. Sunney Xie, drejtor i qendrës së kërkimeve të avancuara për gjenet në universitet, tha për AFP se ilaci ishte testuar me sukses tek kafshët, transmeton Tch.

“Ne do të mund ta ndalojmë pandeminë me një ilac efektiv madje edhe pa patur një vaksinë.”

Ilaci përdor antitrupat neutralizues, të prodhuar nga sistemi imunitar i njerëzve për të parandaluar infektimin e qelizave, që ekipi i shkencëtarëve kinezë e ka izoluar nga gjaku i 60 pacientëve të shëruar.

Një studim mbi kërkimin, u botua të dielën në gazetën shkencore Cell, dhe sugjeronte se përdorimi i antitrupave përbën një kurë të mundshme për sëmundjen dhe shkurtimin e kohës së shërimit. Sipas kërkuesve ilaci duhet të jetë gati për përdorim të gjerë më vonë këtë vit dhe në kohë për të parandaluar një rikthim të mundshëm të virusit në dimër.

Vetëm Kina ka katër variante të mundshme vaksine për koronavirusin në fazën e testimit te njeriu. Por, OBSh ka paralajmëruar se vaksina nuk do të jetë gati para 12 apo 18 muajsh.

Shkencëtarët janë përqendruar edhe tek përfitimet e mundshme të plazmës, nga individë të shëruar, që kanë zhvilluar antitrupa ndaj virusit, duke bërë që mbrojtja e organizmit ta sulmojë atë. Më shumë se 700 pacientë kanë marrë terapinë e plazmës në Kinë, një proces që autoritetet thanë se ka treguar efekte shumë të mira terapeutike. Por plazma është në sasi të kufizuara dhe ilaci i ri, me plot 14 antitrupa neutralizues, mund të hyjë në prodhim shpejt.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here