FOTO/ Nënë Rukija 84-vjeçe mund COVID-19, ministrja Manastirliu publikon momentin prekës kur lë spitalin Infektiv

0
373

Nënë Rukija plot 84 vjeç është pacientja tjetër që mund koronavirusin në Shqipëri.Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu e cila njofton se 84-vjeçarja tashëm e shëruar ka lënë sot ambientet e spitalit Infektiv. Megjithatë nënë Rukija do të duhet të qëndrojë në karantinë për 14 ditët e ardhshme për të ndjekur gjendjen e saj shëndetësore.

Sipas Manastirliut, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 8 pacientë ndërsa në total janë 154 persona që kanë mundur Covid-19.

“Nënë Rukija plot 84 vjeç ka lënë spitalin #Infektiv e shëruar nga COVID19

8 pacientë janë kthyer në shtëpi në 24 orët e fundit

Deri tani 154 qytetarë dhe staf mjekësor e kanë mundur #covid19” shkruan Manastirliu.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here