Idajet Beqiri: Masakra e 2 prillit ’91 u ideua nga Berisha, UDB donte me çdo kusht ta sillte në pushtet, ja si rrodhën ngjarjet

0
339

Si sot 29 vite më parë, më 2 prill 1991, në Shkodër ndodhi një protestë, ku humbën jetën katër persona, të shpallur dëshmorë të demokracisë dhe pluralizmit. Por kjo ngjarje ka mbetur pa autor dhe e veshur me mister edhe sot pas 29 vitesh, ndërkohë që të shumtë janë reagimet për të.

Njëri prej personazheve që ka folur për këtë ngjarje është avokat i njohur, Idajet Beqiri. Ky i fundit gjatë një prononcimi për gazetën “SOT”, e cilësoi këtë ngjarje si një krim të shëmtuar dhe të ideuar nga ish-kryeministri Sali Berisha. Madje, zoti Beqiri shkoi më tej kur zbuloi se katër viktimat u vranë nga UDB-ja serbe me porosi të Berishës, pasi sipas tij, Beogradit asokohe i interesonte që të vinte në pushtet një beniamin i saj sikundër ishte ish-kryeministri. “2 prilli 1991 ishte krimi i parë dhe nga më të rëndët politik, të cilin e ideoi, e deshi, e shfrytëzoi dhe i shërbeu Sali Berishës. Zgjedhjet e 31 marsit 1991, të vetmet zgjedhje të lira, demokratike, model nga çdo pikëpamje gjatë këtyre 30 vjetëve, i dhanë mesazhin e qartë Sali Berishës dhe agjenturës së UDB-së ish-Jugosllavisë (Serbisë), të cilët kishin përgatitur ardhjen në pushtet të këtij emisari të vjetër të tyre, se Shqiptarët syçelët “nuk do ta hanin sapunin për djathë”! I bindur se kurrë nuk mund të merrte votat e shqiptarëve për sundim, Sali Berisha i kërkoi ndihmë agjenturës së egër antishqiptare të kohës, UDB-së së Serbisë, dhe vranë në mes të sheshit në Shkodër 4 djem të këtij qyteti, idealistë të një Shqipërie demokratike. Meqenëse UDB-a ishte fanatike e besimit ortodoks, morën “uratën” e shërbëtorit të tyre të pështirë Sali Berisha, që në shënjestër të armëve të tyre të ishin pikërisht 4 djem të besimit mysliman”, deklaroi ai.

Më tej, avokat Idajet Beqiri gjatë reagimit të tij për gazetën “SOT”, shprehu bindjen se protesta u shfrytëzua nga ish-kryeministri Sali Berisha për të ardhur në pushtet Partia Demokratike. “Krimi i organizuar politik i 2 prillit me 4 të vrarë, më dhjetëra të plagosur dhe me një Shqipëri të tërë të djegur, të grabitur, të masakruar për më pak se një vit, bënë që banda kriminale antishqiptare e Sali Berishës të merrnin pushtetin në 15 mars 1991 për të vendosur në Shqipëri regjimin e rrumpallës, të krimit, të djegies, të hakmarrjes, të prostitucionit, të drogës, të korrupsionit, të grabitjes, të vjedhjes, të poshtërimit dhe të degjenerimit moral dhe kombëtar të Shqipërisë dhe të shqiptarëve, deri në shkallën sa u bëmë turpi më i madh i Europës dhe i botës”, u shpreh ai.

Ndërkohë, avokat Idajet Beqiri theksoi se ngjarja e 2 prillit të vitit 1991 nuk është e vetmja që është provokuar dhe ideuar nga Sali Berisha, pasi sipas tij, ky i fundit i ka shkaktuar vendit edhe plot tragjedi të tjera, sikundër janë ’97 dhe grusht i shtetit në vitin 1998. “2 prilli 1991 solli më pas tragjeditë e tjera kombëtare të 26 majit 1996, vitin e zi 1997, gushtin e shtetit 1998, solli masakrën shtetërore të Gërdecit, solli shitjen e territorit bregdetar shqiptar, solli vrasjet makabër në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” të 4 dëshmorëve të tjerë, po prej të së njëjtës dorë, kryekriminelit Sali Berisha etj, etj gjëma kombëtare. Krimi i 2 prillit 1991 nuk është gjykuar dhe gjakatari që derdhi lum gjakun e 4 djemve shkodran, Sali Berisha, si frymëzuesi, organizatori, shfrytëzuesi dhe përfituesi i kësaj masakre, ende nuk e ka marrë dënimin e merituar penal prej gjykatës shqiptare! E drejta dhe haku i një populli, kundër një kryekrimineli që ka bërë kaq shumë krime të rënda ndaj tij, vonon, por kurën e kurës dhe brez pas brezi nuk harron”, nënvizoi avokat Idajet Beqiri për gazetën “SOT”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here