Ditën e sotme u shënuan edhe 23 raste të tjar të prekura me koronavirus në vendin tonë, duke e çuar numrin në 146 shifrën totale të prekurve nga COVID-19, ndërsa 5 persona kanë humbur jetën.
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka ndarë në rrjetin social një lajm të mirë, ku bën me dije se një infermier dhe një mjek janë shëruar.
Ogerta Manasirliu: Sot lajmi i mirë është shërimi i një mjeku dhe një infermieri mes 7 qytetarëve të konfirmuar më herët me COVID-19, që sot rezultuan negativë në testet e rradhës.
Mes pacientëve të shtruar në spital dhe personelit shëndetësor e qytetarëve të vetëkarantinuar, shkon në 17 numri i personave që tashmë janë shëruar.
Të gjithë ndodhen në shtëpitë tyre, ku do të vazhdojnë të jenë të vetëizoluar edhe për 14 ditë.
Por nga ana tjetër, numri i qytetarëve të prekur po rritet dita-ditës. Po ashtu numri i qytetarëve që kanë nevojë për trajtim në spitale, ku deri tani janë 72 qytetarë të shtruar në spitalin infektiv.
LUTEMI qytetarë: Distancimi social dhe masat e higjienës janë THELBËSORE për të ndalur këtë armik të padukshëm
#VETËMBashkëMundT’iaDalim