Babë e bir të konfirmuar me koronavirus, shefja e ISHP-së del me reagim zyrtar: Të gjithë personat që kanë pasur kontakte me të infektuarit…

0
291

Shefja e Departamentit të Epidemiologjisë dhe Kontrollit të Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino, tha se u janë bërë analizat personave që kanë pasur kontakte të ngushta me dy të infektuarit me koronavirus, por edhe atyre me kontakte më të largëta.

Gjatë konferencës për shtyp nga Ministria e Shëndetësisë, Bino ta se gjatë natës së kaluar janë gjurmuar 8 kontakte të ngushta me babë e bir të infektuar, ndërsa sot janë gjurmuar rreth 24 kontakte të tjera.

“Janë gjurmuar 8 kontakte të ngushta që mbrëmë në darkë. Menjëherë pas daljes së ekzaminimeve janë marrë mostrat, që janë në proces. Sot janë gjurmuar rreth 24 kontakte, që janë vetëkarantinuar dhe nga ana tjetër po iu merren mostrat përkatëse dhe janë këshilluar. Kemi gjurmuar jo vetëm kontaktet e ngushta, por edhe ato më të largëta. Jemi në fazën që të kufizojmë sa të mundemi përhapjen e sëmundjes dhe për këtë është shumë e rëndësishme bashkëpunimi me qytetarët. Pacientët janë treguar shumë korrekt në lidhje me identifikimin e kontakteve. Janë gjurmuar në Tiranë të gjitha kontaktet e mundshme”, tha Bino.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here