“Kjo është keq sigurisht, por ka dhe një të mirë”, reagon ambasadori shqiptar nga Kina: Stop me kunja e shaka bajate!

0
347

Ambasadori shqiptar në Kinë Selim Belortaja, ka komentuar rastet e para me koronavirus ku është shprehur se ka ardhur momenti të ulemi me këmbë në tokë e të lëmë mënjanë qyfyret e gallatat.

Asgjë e re s’ka ndodhur. Ato 2-3 ishujt e vegjël s’mund të qëndronin për shumë kohë gri. Me Italinë ne ishim thuajse “njësh” me avionat dhe tragetet e përditshme. Bashkimi me “hartën e kuqe” aty ishte, sot vetëm sa u zyrtarizua.

Kjo eshte keq sigurisht, por ka dhe një të mirë: uljen tonë me këmbë në tokë! Mbylljen e stacionit të ..Gallatës! Stopin e ..qyfyreve, kunjave e shakave tona bajate, të folklorizmave si ..“është si punë gripi, po ..një çikë me i fortë se gripi”! apo “jemi rracë e fortë”; te këshillave qesharake si ….”hani limona e pini raki”! “është kot kjo e kot ajo…”, etj. Ngjeshjes e gajasjes sonë të papërgjegjëshme nëpër kafe, restorante, salla, stadiume dhe autobuza edhe ..për 1 stacion! Të gjithë duhet të shkundemi. Ndryshe doemos ..do të na shkundë’, shkruan Belortaja.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here