“SPAK disponon prova dhe emra të korrupsionit të lartë qeveritar”, Spartak Ngjela lëshon paralajmërimin ‘bombë’: Kështu siç po rrjedhin ngjarjet, këto ditë do…

0
42

Avokati Spartak Ngjela nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale zbulon se SPAK ka në dorë emrat e të korruptuarve të lartë të përfshirë edhe në organet qeverisëse, pot ende heziton të veprojë.

Sipas Ngjelës kjo lidhet me pasigurinë që ka SPAK për sigurinë personale. Në momentin që do të vijë ndihma e përforcuar për efektivin e SPAK nga FBI e SHBA, sipas Ngjelës gjithçka do të hyjë në rrugën e procesit të antikorrupsionit.

Postimi i plotë:

Shqiptarët presin historinë e re antikorrupsion, kurse SPAK po zvarritet.

l.

A ka ardhur koha reale që SPAK të fillojnë procesin e hetimit ndaj pronësisë kriminale të korrupsionit të lartë qeverita në 25 vjet, dhe të krimit të organizuar me të?

Koha ka ardhur, dhe SPAK, tashmë i strukturuar, disponon provat bazë të abuzimit korruptiv, madje me emra, por nuk dihet mirë pse po eziton. Prandaj shqiptarët me të drejtë po pyesin çdo ditë: pse?

Por, cila është logjika e arsyetimit të këtij momenti historik?

Për këtë, na duhet të theksojmë rrjedhën nga ku del kjo arsye, e cila mund të organizohet kështu:

SPAK-u do të ndeshet me krimin më të rrezikshëm shqiptar në 108 vjet shtet shqiptar; shqiptarët po presin me shqetësim e padurim të nisë procesi i hetimit të pronësisë korruptive; politika amerikane po flet gati një herë në dy apo tri ditë për këtë proces; dhe, të gjitha provat kryesore janë mbledhur.

Atëherë, pse nuk po fillon goditja?

Por, befas, na duhet të themi se, pyetja më e saktë që duhet të ngrihet këtu është kjo: në një përballje të ashpër me klanet e shumtë kriminalë, SPAK, a e ka siguruar mbrojtjen për sigurinë personale? SPAK- u realisht është në një përballje me klanet më të egra të Shqipërisë së sotme.

Prandaj, na duhet të theksojmë se, deri tani, SPAK nuk e ka të sigurt mbrojtjen e vet: as Prokuroria e Posaçme, as Gjykata e Posaçme dhe as Byroja Kombëtare e Hetimit, ende nuk kanë një mbrojtje profesionale.

ll.

Procesi do të zhvillohet kundër një krimi barbar, prandaj e vetmja siguri duhet të vijë nga FBI dhe organet e specializuara të Shteteve të Bashkuara. Pikërisht, brenda kësaj arsyeje, kemi mendimin se kuptohet që SPAK- u këtë po pret.

Na duhet të theksojmë gjithashtu se, në historinë e krimit të sotëm, nuk ka qenë vetëm korrupsioni ai që ka paralizuar goditjen kundër krimit, por edhe frika e prokurorëve dhe gjyqtarëve të pambrojtur, dhe të kërcënuar nga krimi.

Prandaj, pyetja e drejtpërdrejtë është kjo: kur do të garantohet SPAK-u?

Mendoj se në këto ditë, kështu siç po rrjedhin ngjarjet, ndihma e përforcuar për mbrojtjen e efektivit të SPAK-ut do të vijë e strukturuar.

Pasi të vijë kjo ndihmë, e cila duhet të vijë sa më shpejt që të jetë e mundur, gjithçka do të hyjë e sigurt në rrugën e procesit antikorrupsion në Shqipëri.

Leave a Reply