Nga zv.ministër me Fatos Nanon tek sektori i përgjimeve me Adriatik Llallën, numri 2 i Prokurorisë së Përgjithshme futet në sitën e vettingut

0
343

Ka nisur vettingu për Thoma Janon, zv.Prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme i cili në këto momente po dëshmon përpara komisioinit të Jashtëm të Vlerësimit.

Thoma Janon, në dhjetor të 2019 është zgjedhur në rolin e zëvendësit të kryeprokurorit Olsian Çela. Jano ka prekur kupolën e Prokurorisë, pas vitit 1997, kur punoi si kreu i prokurorisë së Tiranës, gjatë kohës që organi i akuzës drejtohej nga Arben Rakipi.

Gjithashtu risjellim në vëmendje se Fatos Nano, kur ishte kryeministër e afroi në Qeveri, duke e emëruar zv.ministër të Rendit Publik për të drejtuar sektorin e hetimeve.

Dhe në kohën kur Prokuroria e Përgjithshme drejtohej nga Theodhori Sollaku dhe Ina Rama, Jano ka punuar si prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme.

Ndërsa më vonë ish-kryeprokurori Adriatik Llalla, e emëroi Janon në sektorin e përgjimeve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here