E qëlluan me dy plumba në bark, kush është i riu nga Elbasani që u tentua të ekzekutohej sot dhe problemet e tij me drejtësinë (FOTO)

0
283

Të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Elbasanit, në lagjen Kongresi i Elbasanit.

Për pasojë ka mbetur i plagosur 23-vjeçari me emrin Kei Piu. Burime bëjnë me dije se para 6 muajve, Kei Piu ka qenë ndaluar për trafikimin e lëndëve narkotike.

I plagosuri ka marrë dy plumba në bark dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Megjithëse fillimisht u raportua se ka pasur shkëmbim me armë zjarri ndërmjet dy makinave, burime bëjnë me dije se përplasja ka ndodhur pas një debati.

Policia po vijon hetimet për ngjarjen e rëndë, ndërkohë që ka shoqëruar disa persona për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here