Të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Elbasanit, në lagjen Kongresi i Elbasanit.
Për pasojë ka mbetur i plagosur 23-vjeçari me emrin Kei Piu. Burime bëjnë me dije se para 6 muajve, Kei Piu ka qenë ndaluar për trafikimin e lëndëve narkotike.
I plagosuri ka marrë dy plumba në bark dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Megjithëse fillimisht u raportua se ka pasur shkëmbim me armë zjarri ndërmjet dy makinave, burime bëjnë me dije se përplasja ka ndodhur pas një debati.
Policia po vijon hetimet për ngjarjen e rëndë, ndërkohë që ka shoqëruar disa persona për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.