Gjykata e Lartë shfuqizon dënimin me vdekje për ish-presidentin pakistanez

0
245

Një gjykatë në Pakistan e ka shpallur të pavlefshëm vendimin e një gjykate tjetër më të ulët për dënimin me vdekje nga ish-presidentit Pervez Musharraf, duke e shpallur proces jokushtetues gjykimin paraprak.

Ish-presidenti dhe ish-udhëheqësi i lartë ushtarak kishte paraqitur ankesë ndaj vendimit të një gjykate të veçantë, e cila e kishte shpallur fajtor për tradhti ndaj atdheut dhe e kishte dënuar me vdekje.

Të hënën, Gjykata e Lartë e Lahore-s ia mbajti anën gjeneralit në ekzil, i cili e kishte marrë pushtetin përmes një puçi në vitin 1999. Ai kishte shërbyer si president i Pakistanit nga viti 2001 deri në vitin 2008.

Një prokuror tha se vendimi i Gjykatës së Lartë nënkupton që z.Musharraf tashmë është njeri i lirë. Megjithatë, rasti mund të dërgohet në një gjykatë tjetër dhe të kthehet në rigjykim.

Musharraf ishte dënuar për shfuqizimin e kushtetutës në vitin 2007, kur e kishte shpallur gjendjen emergjente me qëllim të zgjatjes së pushtetit për veten.

Ai është larguar nga Pakistani në vitin 2016 dhe tash ndodhet në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe, ku po trajtohet në spital për shkak të problemeve në zemër, shkruan “BBC”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here