Pas super-aksionit të FNSH-së në qytetin e Durrësit dhe Shijkaut, ku u arrestuan pas hetimeve edhe nga SHÇBA-ja për shpërdorim detyre 17 zyrtarë të policisë, janë zbardhur emrat e disa prej tyre.
Mësohet se disa nga të arrestuarit janë: Petrit Neziri ndihmës specialist në policinë e Manzës; Sami Xhafa shef i stacionit të policisë në Manzë; Agim Osmani ndihmës specialist në policinë e Durrësit; Besnik Domi shef rendi në Shijak; Ermal Petova OPGJ në Manzë; Haxhi Sherra, ndihmës specialist në policinë e Manzës.
Me anë të një njoftimi zyrtar, Policia e Durrësit ka bërë me dije se SHÇBA-ja ka arrestuar 17 zyrtarë policie dhe të pushtetit vendor, 1 e ka shpallur në kërkim si dhe një efektiv është pezulluar nga detyra.
EMRAT
Besnik Domi, Shef i Rendit, Shijak.
Sami Xhafa, Shefi Stacionit të Policisë, Manze
Ermal Petova, OPGJ, Manze
Nikollë Marku, OPGj, Manze
Agim Osmani, Ndihmës Specialist Policia, Durrës.
Gani Dama, Polic patrulle (në kërkim)
Haxhi Sherra, Ndihmës specialist i komisariati,
Shijak
Petrit Neziri, Ndihmës Specialist Policia, Manze
Ndriçim Shika, Ndihmës Specialist, Policia, Shijak
Gjergji Gerco, Sekretar Njësisë Administrative,
Sukth.
Jul Kacadej, Specialist IMT, Shijak
Marjus Shahini, Kryeinspektor IMT, Shijak
Adem Lika , Ndërtues.
Hetimet e këtij procedimi penal vazhdojnë deri në dokumentimin e plotë të veprimtarisë së kundraligjshme të këtyre subjekteve dhe të subjekteve të tjerë, të cilët janë përfshirë në këtë veprimtari. Nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Durrës është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i përbërë naga Prokurorë dhe hetues të Drejtorisë së Hetimit të SHÇBA.
SHÇBA nxit qytetarët të denoncojnë çdo rast abuzimi me detyrën të punonjësve të policisë, duke telefonuar në numrin falas 0800 90 90, duke garantuar reagim të shpejtë dhe të ashpër ligjor.