Denoncuan se nuk iu kanë kaluar ende rrogën, pedagogu i njohur del me kërkesën e papritur: Kush ka noj lek borxh sa t’më…

0
222

Dy ditët e fundit në media janë publikuar denoncime të pedagogëve, të cilët shprehen se nuk kanë marrë ende rrogën e muajit dhjetor.

Pikërisht këtyre denoncimeve iu është bashkur sot edhe pedagogu Ervin Goci.

Ai ka zgjedhur që të bëjë një postim mjaft ironik në rrjetet sociale, ku ‘’kërkon” lekë borxh, derisa rë marrë rrogën.

“Kush ka noj lek borxh sa t’më kalojnë rrogën?”, shkruan Goci, në një postim që ka marrë dhjetra reagime nga ndjekësit..

Jo më larg se dje edhe pedagogu i Fakultetit të Ekonomisë Rezart Prifti denoncoi mosmarrjen e pagave, ndërsa shtoi se ky është një fenomen që përsëritet çdo Janar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here