Dalin pamjet nga vendi i ngjarjes, si u plagos me granatë kryebashkiaku i Lushnjes dhe kush e donte të vdekur Fatos Tushen

0
354

Ditën e sotme një ngjarje e rëndë është shënuar në qytetin e Lushnjes.

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në zyrën e kryetarit të Bashkisë. Për pasojë ka mbetur i plagosur Kryetari Fatos Tushe sëbashku me sekretaren e tij.

Po kush është autori i kësaj ngjarje?

Nga informacionet e para mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur në orën 08:00 të mëngjesit kur kryebashkiaku Fatos Tushe është futur si zakonisht në zyrë. Ish-shoferi i tij, Gëzim Saraçi e ka ndjekur nga pas dhe më pas ka hedhur lëndën plasëse, të dyshuar si granatë.

Policia ka ngritur postblloqe në të gjithë hyrjet dhe daljet e qytetit për kapjen e Saraçit, ndërkohë mësohet se drejt Lushnjës është nisur me urgjencë dhe drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here