Ditën e sotme një ngjarje e rëndë është shënuar në qytetin e Lushnjes.
Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në zyrën e kryetarit të Bashkisë. Për pasojë ka mbetur i plagosur Kryetari Fatos Tushe sëbashku me sekretaren e tij.
Po kush është autori i kësaj ngjarje?
Nga informacionet e para mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur në orën 08:00 të mëngjesit kur kryebashkiaku Fatos Tushe është futur si zakonisht në zyrë. Ish-shoferi i tij, Gëzim Saraçi e ka ndjekur nga pas dhe më pas ka hedhur lëndën plasëse, të dyshuar si granatë.
Policia ka ngritur postblloqe në të gjithë hyrjet dhe daljet e qytetit për kapjen e Saraçit, ndërkohë mësohet se drejt Lushnjës është nisur me urgjencë dhe drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.