Për Marash Kumbullën nuk interesohen vetëm dy gjigandët e futbollit italian, Juventusi dhe Interi, pasi së fundmi mbrojtësi i kombëtares shqiptare i cili ka bërë një sezon të shkëlqyer deri tani me fanellën e Veronës ka përfunduar në radarët e Manchester United.
“Djajtë e Kuq” e kanë ndjekur lojtarin dhe shikojnë te Kumbulla një të ri premtues që mund të ketë një karrierë fantastike.
Për këtë arsye kanë nisur edhe kontaktet e para me drejtuesit e Veronas.
Fillimisht ka qenë Juventusi që ka shfaqur interes për lojtarin, ndërkohë që në javët e fundit ka lëvizur edhe Interi.
Por me hyrjen në garë të United, konkurrenca pritet të jetë më e ashpër.
Aktualisht kartoni i Kumbullës vlerësohet rreth 15 milionë euro, por nëse vazhdon me këto paraqitje, vlera e shqiptarit do të rritet ndjeshëm.