‘Zogu i Tiranës’ mbetet në burg, Gjykata merr vendimin/ Dalin detajet si u gjet në hotel në momentin e arrestimit

0
361

Gjykata ka dalë sot me vendimin se Hermes Nikaj i njohur ndryshe si Zogu i Tiranës, do vijojë të qëndrojë në qeli.

Gjykata e Tiranës në seancën e 12 dhjetorit ndryshoi masën e sigurisë ‘arrest në burg me afat 15 ditë’ dhe vendosi që Nikaj të vijojë të qëndrojë në qeli.

Ky vendim i Gjykatës erdhi pas verifikimeve dhe mbledhjeve të të dhënave të prokurorisë nga përgjimet, por edhe përmes një ballafaqim që është kryer mes dy personave të tjerë, biznesmenit A.Gjini dhe vajzës D.N,. Këta të fundit, u kapën në mesnatë, së bashku me Nikaj në një dhomë hoteli.

Pas arrestimit, Zogu i Tiranës tha në sallën e gjyqit se ai duhet të lihej i lirë, pasi vajzat nuk shkonin të detyruara por me dëshirën e tyre madje në momentin e ndalimit nga policia, ai dhe dy personat e tjerë në dhomën e hotelit, ishin të veshur me mbathje.

Nikaj u arrestua në 24 nëntor 2019 pasi siguronte femra të ndryshme për klientë të interesuar për prostitucion, duke i dërguar ato në banesa ose hotele sipas kërkesave të klientëve kundrejt përfitimit monetar që varionte nga 10.000 deri 20.000 lekë për 2 orë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here