Hidhet shorti i Europa League, Manchester United, Interi dhe Arsenal qëllojnë me fat

0
316

Shorti i Europa League është hedhur në Nyon të Zvicrës dhe faza e 1/32-ve pritet të jetë mjaft interesante, duke parë emrat e klubeve që janë kualifikuar në këtë fazë të këtij kompeticioni. Anglezët e Wolves do të përballen me Espanyol, kurse Sporting Lisbone me turqit e Istanbul Basaksehir. Getafe gjithashtu e kaloi fazën e grupeve dhe tani gjen si kundërshtar Ajax.

Bayer Leverkusen ndeshet me Porto, një takim mjaft interesant. Danezët e Copenhagen sfidojnë Celtic, kurse qipriotët e APOEL kundër Baselit të Taulant Xhakës dhe Edon Zhegrovës. Cluj gjithashtu ka bërë mirë në grupe, por tani ka një sfidë të vështirë me spanjollët e Sevilla, specialistë të këtij kompeticioni.

Olympiacos do të sfidojë anglezët e Arsenal, kurse AZ Alkmaar ka përballë austriakët e LASK, që befasuan në fazën e grupeve. Club Brugge, që nuk mundi të kualifikohej në Champions, gjen Manchester United. Bullgarët e Ludogorets kanë një mision të pamundur, pasi Interi është kundërshtari i tyre.

Ndeshjet e fazës së 1/32-ve, në Europa League, do të zhvillohen më 20 dhe 27 shkurt. Sa i takon rregullores, as në këtë kompeticion nuk lejohej që në këtë fazë të përballen ekipe të të njëjtit kampionat mes tyre, apo ato klube që garuan në fazën e grupeve këtë sezon.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here