Arrestohet 26-vjeçari që hodhi fishekzjarrë në derbin Partizani-Tirana, si u zbulua nga Policia? (Zbardhen detajet)

0
301

Policia ka vënë në pranga një 26-vjeçar nga Tirana pasi akuzohet për hedhje fishekzjarresh në derbin e të premtes, mes Partizanit dhe Tiranës, takim ky që u mbyll me rezultatin 1-2.

Policia bën me dije se 26-vjeçari ka hedhur fishekzjarrë  në stadiumin “Air Albania” , në kohën që po zhvillohej ndeshja derbi e kryeqytetit mes Partizanit dhe Tiranës, ndërkohë ai u identifikua pas këqyrjes së kamerave të sigurisë.

Njoftimi i policisë:

Hodhi fishekzjarrë në stadiumin “Air Albania” gjatë derbit Partizani-Tirana, identifikohet nga kamerat e sigurisë. Vihet në pranga  26-vjeçari për veprën penale “Veprime të dhunshme në aktivitet sportive”. Në kuadër të masave të marra nga Policia e Tiranës, për garantimin e rendit dhe sigurisë  para, gjatë dhe pas përfundimit të aktivitetit sportiv që u zhvillua në “Air Albania Stadium”, mes ekipeve Partizani dhe Tirana, në lidhje me fishekzjarrët e hedhura në fushë gjatë ndeshjes, nga specialistët për hetimin e krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit:A.B, 26 vjeç, lindur dhe banues te “Bregu i lumit”, Tiranë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë sepse më datë 13.12.2019, rreth orës 19:10, ka hedhur fishekzjarrë  në stadiumin “Air Albania”, Tiranë, në kohën që zhvillohej ndeshja e futbollit Partizani – Tirana. Ky shtetas u identifikua nga ana e Policisë nëpërmjet kamerave të sigurisë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Veprime të dhunshme në aktivitet sportive”.

Gjithashtu, nga Komisariati i Policisë Nr. 1 vijojnë veprimet në bashkëpunim me Prokurorinë dhe stafin e menaxhimit të stadiumit, për të identifikuar dhe proceduar penalisht e administrativisht të gjithë ata tifozë që kanë dëmtuar stolat në tribunat e stadiumit dhe kanë hedhur fishekzjarrë gjatë zhvillimit të ndeshjes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here