Prej ditësh po qarkullojnë sekuenca të një kamera të fshehtë që i është bërë shefit të kuzhinës Renato Mekollit. Mbrëmjen e djeshme u transmetua në ‘ThumbOn’ videoja e plotë.
Gazetari i ThumbON, Ronaldo Sharka shkon për një drekë në restorantin e Mekollit, në bashkëpunim me stafin e këtij të fundit, e bënë Renaton për “ujë të ftohtë”.
Gazetari i cili ndodhej për të ngrënë më të “dashurën”, bëhet xheloz dhe sajon situata sikur mes Renatos dhe të dashurës së tij ka diçka, çfarë e bën situatën të degradohen në ngritje tonesh zëri e kërcënimesh, se çfarë ndodh më tej e zbuloni në videon e mëposhtme.