Google search engine
Home Politike “Kam bërë betimin mbi Kushtetutë”/ Kryetarja socialiste e bashkisë kundër Ramës: Dimali...

“Kam bërë betimin mbi Kushtetutë”/ Kryetarja socialiste e bashkisë kundër Ramës: Dimali nuk duhet të shkrihet

0
11

Bashkia Dimal ka zhvilluar sot një mbledhje emergjente të Këshillit Bashkiak, ku në fokus ka qenë propozimi për shkrirjen e kësaj bashkie dhe bashkimin e saj me Bashkinë Berat.

Në nisje të mbledhjes u lexua relacioni i propozuar për shkrirjen e Bashkisë Dimal dhe bashkimin e saj me Beratin. Sipas këshilltarëve bashkiakë, arsyet e paraqitura në relacion lidhen me lidhjen historike mes dy zonave, shtrirjen përgjatë lumit Osum dhe ekzistencën e spitalit në qytetin e Beratit.

Këshilltarët e Dimalit kanë kundërshtuar këto argumente, duke deklaruar se ato nuk përputhen me analizën e paraqitur në raportin e ekspertëve.

Vetë kryetarja e bashkisë, Juliana Memaj u shpreh kundër propozimit të shkrirjes së bashkisë Dimal, duke argumentuar se bashkia që ajo drejton vetëfunksionin dhe ka një performancë të lartë ekonomike. Po ashtu, ajo u shpreh se mbron interesat e qytetarëve që e kanë zgjedhur, interesa që burojnë sipas saj nga betimi që ajo ka bërë mbi Kushtetutë përpara se të marrë mandatin.

“Mungesa e analizës apo studimit për avantazhet e propozimit, mungesa e projeksioneve të së ardhmes së njësisë së re të dalë nga propozimi, mbi efektet e mundshme në zhvillimin e hapësirës sonë administrative, efektet e shërbimeve ofruar qytetarit e bëjnë të pavlefshëm propozimin për të konsideruar.

Përfundimisht për të gjitha arsyet që parashtrova shpreh qëndrimit tim kundër propozimit të komisionit të reformës territoriale. Ky qëndrim vjen si detyrim i mbrojtjes së interesave të qytetarëve të bashkisë Dimal, detyrim i cili rrjedh nga lidhja e veçantë me ta dhe në përmbushje të betimit të bërë mbi kushtetutë përpara marrjes së këtij mandati. Pra Dimali si njësi vendore që vetëfunksionin dhe ka një performancë të lartë ekonomike duhet të jetë njësi vendore më vete”, tha kryetarja e bashkisë Juliana Memaj

Në përfundim të mbledhjes, 18 nga 21 anëtarët e Këshillit Bashkiak Dimal kanë votuar pro pavlefshmërisë së propozimit për shkrirjen e bashkisë, si dhe pro mosshkrirjes së Bashkisë Dimal.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here