Google search engine
Home Aktualitet Autostrada Elbasan-Rrogozhinë/ ARRSH sqaron hyrje-daljen në Papër

Autostrada Elbasan-Rrogozhinë/ ARRSH sqaron hyrje-daljen në Papër

0
23

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka sqaruar se Papri nuk do të mbetet pa lidhje me autostradën Elbasan-Rrogozhinë. Sipas ARRSH-së, projekti parashikon ndërtimin e një nyjeje që do t’i shërbejë jo vetëm Paprit, por edhe Cërrikut dhe zonave përreth, megjithëse kjo vepër nuk është pjesë e punimeve që po kryhen aktualisht.

Reagimi vjen pas pretendimeve në media për mungesën e një hyrje-daljeje në zonën e Paprit përgjatë autostradës së re.

ARRSH bën me dije se nyja është pjesë e projektit, por ndërtimi i saj është planifikuar për një fazë të mëtejshme, pasi nuk është përfshirë në kontratat që janë aktualisht në zbatim.

Sipas institucionit, realizimi i saj do të bëhet në vijim të projektit, në përputhje me planifikimin e punimeve.

Autoriteti Rrugor Shqiptar thekson se do të vijojë të informojë publikun mbi ecurinë e projekteve infrastrukturore dhe u kërkon qytetarëve të referohen te informacionet zyrtare për zhvillimet që lidhen me këtë investim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here