Google search engine
Home Sport Gallatasarai vendos ta mbajë Osimhen në radhët e veta

Gallatasarai vendos ta mbajë Osimhen në radhët e veta

0
25

Gallatasarai nuk dëshiron ta vendosë sulmuesin nigerian Viktor Osimhen në treg, pasi e konsideron atë një futbollist të domosdoshëm për projektin e skuadrës. Ai është bërë njëri prej lojtarëve kryesorë të Gallatasarait që prej transferimit të tij dhe paraqitjet e tij i kanë bindur drejtuesit se largimi i tij nuk është një opsion i dëshiruar.

Lojtari ka tërhequr interesimin e disa klubeve evropiane, madje lidhet me një rikthim të mundshëm në Serie A, Premierligë, La Liga, etj. Megjithatë, Gallatasarai nuk e ka ndërmend të heqë dorë lehtë nga ylli i tij.

Klubi turk e konsideron Osimhenin një element thelbësor të skuadrës dhe synon ta mbajë atë në Stamboll. Osimhen iu bashkua përfundimisht Gallatasarait në verën e vitit 2025 nga Napoli për 75 milionë euro, duke u bërë transferimi më i shtrenjtë në historinë e futbollit turk. Ai e nënshkroi një kontratë katërvjeçare me klubin.

Kështu, pavarësisht interesimit nga jashtë dhe zërave për një largim të mundshëm, qëndrimi i Gallatasarait është i prerë: Viktor Osimhen nuk është në shitje dhe konsiderohet i paprekshëm.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here