Google search engine
Home Bota Meloni dhe Frederiksen me mesazh të përbashkët: Nuk pranojmë emigracion të pakontrolluar...

Meloni dhe Frederiksen me mesazh të përbashkët: Nuk pranojmë emigracion të pakontrolluar në Evropë

0
17

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni dhe homologia e saj daneze, socialdemokratja Mette Frederiksen, kanë ndarë në rrjetet sociale një mesazh të përbashkët për Evropën, në të cilin shprehen kundër emigracionit të pakontrolluar, për të cilin thonë se ka ndikime negative në shoqëritë evropiane.

“Së bashku me Mette Frederiksen, kryeministren e Danimarkës, ndajmë disa reflektime mbi të ardhmen e Evropës, sigurinë e qytetarëve të saj dhe nevojën për të mbrojtur vlerat dhe mënyrën tonë të jetesës”, shkroi Meloni në Facebook.

“Nuk pranojmë emigracion të pakontrolluar drejt Evropës dhe kemi promovuar një politikë të rreptë migracioni, si në vendet tona, ashtu edhe në nivel evropian. Askush nuk mund të mohojë ndikimet negative të emigracionit të paligjshëm në shoqëritë tona: rritjen e shkallës së kriminalitetit, presionin në rritje mbi shërbimet publike dhe gërryerjen e besimit të qytetarëve”, deklarojnë dy kryeministret.

Meloni dhe Frederiksen theksojnë se situata është “veçanërisht e rëndë” kur emigrantë të paligjshëm, të cilët nuk kanë të drejtë të qëndrojnë në vendet evropiane, kryejnë krime të dhunshme, merren me trafik droge apo janë përgjegjës për akte të dhunës seksuale.

Sipas Melonit dhe Frederiksen, qytetarët evropianë presin veprime konkrete nga përfaqësuesit e tyre politikë.

“Për një kohë shumë të gjatë, veçanërisht njerëzit e zakonshëm kanë paguar një çmim tepër të lartë për shkak të emigracionit të pakontrolluar.

Është detyra jonë të vazhdojmë të angazhohemi me vendosmëri për t’u ofruar qytetarëve përgjigje konkrete, veçanërisht atyre më të ekspozuarve, si dhe për të garantuar më shumë siguri dhe mbrojtje për komunitetet tona”, nënvizojnë dy lideret.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here