Sizmiologu Ervin Kasaj ka një apel për qytetarët. Ai u kërkon të fshijnë aplikacionin për tërmetet nga telefoni dhe të mbledhin mendjen për të mos i zënë paniku.
Ai shkruan:
“Mos shikoni shumë aplikacionin që është vënë. Sapo shikoni 3.1 ose 2.7 thoni obobo. Çfarë është 3.1 asgjë. Nuk është gjë fare 3.1 apo 3.5 Rihter. Nuk e ndjejnë fare që kanë rënë.Tërmete bien në cdo kohë në cdo min në cdo sek. Nuk mund të merret informacion nga celulari nga disa aplikacione te shkarkuara ose nga disa faqe online, pasi shpërndahet informacion i gabuar. Një shembull, çfarë me ka ndodhur njëherë gjatë orarit të punës në Institut. Gazetari i një Televizioni më telefonon dhe më thotë që ka rënë tërmet në Tiranë dhe kërkon informacion më të detajuar, pasi lajmin e kishte parë nëpër portale online. Por, është krejt e kundërta, sepse nuk kishte pasur asnjë tërmet.”