U arratis në mënyrë spektakolare nga burgu norvegjez, njihuni me Princin e drogës që u arrestua në flagrancë në qytetin shqiptar (ARSYEJA)

0
358

I identifikuar si bos i krimit, dikur shumë aktiv në Europë, sidomos gjatë vitet 1990 që merrej me trafik droge dhe kontrabandë armësh, Princ Dobroshi është nga Kosova dhe ka tmerruar gjithë botën. Që nga viti 2006 ai  jeton në Kosovë.

Në vitin 1993 ai u arrestua në Norvegji dhe u dënua me 14 vjet burg për trafik të heroinës, gjithashtu ishte i akuzuar në Suedi dhe Danimarkë.

Në një operacion të koordinuar mirë, ai u arratis  nga burgu Ullersmo në vitin 1997.

Ai pas arratisjes nga burgu në Norvegji, veprimtarinë e tij kriminale e vazhdoj në Republikën Çeke, ku grupi i tij shpejt dominoi trafikun e drogës.

Më 23 shkurt 1999 ai u arrestua përsëri, por tash në kryeqytetin Çekisë, në Pragë.

Me 6 shtator 2000, ai ishte marrë në pyetje nga gjykata në burgun e rrethinës Ringerike, për shkak të  sigurisë se lartë.

Por çka ndodhi, intervistat u anuluan për shkak se autobusi që mbante anëtarët e gjykatës u përplasur me një kamion, ku mbeten të vdekur 3 anëtarët e saj.

Toka nëntokësore kriminale kishte planifikuar një sulm të armatosur në burgun e Pankrác, por në gusht 1999 Dobroshi u ekstradua në Norvegji për të përfunduar dënimin e tij.

Ai u lirua me kusht për “sjellje të mirë” në janar 2005. Ai pastaj u kthye në Republikën Çeke dhe qëndroi atje për tre muaj deri sa skadoi viza e tij. Më vonë, ai u kthye në Pejë, Kosovë.

Princ Dobroshi ka pranuar se kishte miqësinë me Arfan Qadeer Bhatti, i cili u arrestua në Norvegji me akuzën e planifikimit të terrorizmit të ambasadave izraelite dhe amerikane në Oslo, Norvegji.

Që nga shtatori 2006, ai jetonte në Kosovë, ndërsa gruaja e tij shqiptare dhe dy fëmijët e tyre jetonin në Pragë.

Ndërsa dje, Policia e Kosovës përmes një komunikate lajmëroi arrestimin e tij, i cili ishte bërë për shkak të një përleshje në qytetin e Pejës dhe për armëmbajtje pa leje. Dobroshit, po ashtu, i ishte ndaluar hyrja në vendet e Bashkimit Evropian./Express

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here