Gjendja e emergjencës pas tërmetit, Rama zbulon sa miliard lekë është fondi nga buxheti, i kthehet keq opozitës: Shteti e kalon situatën edhe pa kokërr leku nga bota (Ka edhe një këshillë për Ralf Gjonin)

0
306

Kur Shqipëria ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme për disa qarqe të vendit, të cilat u prekën nga tërmeti shkatërrimtar, kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur fondin fillesar që do të akordohet nga buxheti i shtetit për të përballuar situatën.

Nga foltorja e Kuvendit kreu i qeverisë tha se buxheti angazhon një fond prej afro 20 miliard lekësh, 13 prej të cilave janë të ardhura nga buxheti dhe 7 nga donacionet e ndryshme, duke nënvizuar faktin se ky është një alookim fillestar.

‘Të marrim shembullin e Japonisë, Amerikës dhe Izraelit që kur ndodhin fatkeqësi të tilla ia mbyllin gojën të gjithëve, por me ligji. Nuk është e mundur që përveç halleve të tërmetit, populli të ketë edhe hallin e të gjithë delirantëve që hiqen si sizmiologë, ekspertë e parashikues.

Nga ana tjetër dëgjova Ralfin (deputeti i opozitës së re) që kërkonte matrapik. Nuk përdoret matrapiku Ralf kur në rrënoja ka jetë njerëzish, që ta marrësh vesh. Dëgjova një zonjë këtu që fliste për buxhetin, kur as nuk e kishte lexuar buxhetin. E megjithatë e mirëkuptoj që tërmeti ka bërë të vetën mbi ju dhe fjalimet tuaja.

Nuk dua të merrem më me broçkulla, por dëshiroj të theksoj disa gjëra:

Së pari, buxheti angazhon një fond afro 20 miliardë prej të cilave 13 miliardë alokohen nga shteti dhe rreth 7 miliardë vijnë nga donacionet.

Kam dëgjuar se përveç këtyre klithmave për kapela, shteti paska mbetur pa lek të kapërcejë situatën dhe po i shtrin dorën botës. Dëgjojeni mirë këtë, ne do ta programojmë të gjithë proçesin, sikur nuk do të marrim asnjë kokërr leku nga bota. Ne do e përballojmë të gjithë vetë, sepse jemi më të aftë më të zotë se ju dhe ata që iu kanë hapur vendin juve këtu.Si e keni këtë kurajo që dilni e flisnin këtu gjithë ato broçulla, po thoni lumenj dhe përrenj broçkullash lart e poshtë.

Do të ketë transparencë të plotë në angazhimin total në favour të rindërtimit. Objektivi ynë është shumë  qartë dhe është një arsye për të treguar që ne nuk jemi si ju.

Ne nuk do ta prekim ekonominë në funksion të rindërtimit, por do të vendosim rindërtimin në funksion të ekonomisë. Nuk do të prekim asnjë parametër të ekonomisë për të rindërtuar.

Ne nuk do të marrim nga një anë e popullit e t’ia japim anës tjetër të popullit. Shënojini këto ti keni, nëse do jeni këtu. Juve domethënë, se ne do jemi’, tha Rama.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here