Google search engine
Home Sport UEFA i jep mbështetje francezit Diallo për kreun e FIFA-s, Klop: Infantino...

UEFA i jep mbështetje francezit Diallo për kreun e FIFA-s, Klop: Infantino më i keq se Blater

0
11

Nën drejtimin e Presidentit të UEFA-s, Aleksander Çeferin, federatat anëtare të UEFA-s dhe në Këshillin e FIFA-s i kanë bërë ftesë Presidentit të Federatës Franceze të Futbollit (FFF), Filipe Diallo, për të kandiduar në zgjedhjet për presidencën e FIFA-s në mars 2027, duke i shprehur njëzëri mbështetjen e tyre. Filipe Diallo ka një përvojë të gjerë në të gjitha nivelet e futbollit.

Ai ka drejtuar organizatën që përfaqëson klubet profesioniste franceze, ka qenë pjesë e bordit drejtues të Ligës Profesioniste Franceze dhe ka shërbyer në strukturat e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve të FIFA-s, përpara se të merrte drejtimin e Federatës Franceze të Futbollit dhe të bëhej anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s në vitin 2023. Në kushtet e shqetësimeve serioze lidhur me drejtimin aktual të FIFA-s, federatat kombëtare kërkuan një ripërtëritje të unitetit brenda komunitetit të futbollit.

Ato duan një FIFA që vendos zhvillimin e futbollit në çdo rajon të botës dhe shprehën besimin e tyre te Filipe Diallo për të ofruar lidershipin e nevojshëm në realizimin e këtij vizioni. Ndërkohë, trajneri i Gjermanisë, Jurgen Klop, ka kërkuar që Xhani Infantino të largohet nga posti i presidentit të FIFA-s, duke thënë se “nuk kishte menduar se gjërat mund të përkeqësoheshin pas Sep Blaterit”. Klop beson se kandidati i ardhshëm për të drejtuar organin më të lartë të futbollit botëror duhet të jetë një person që i ka interesat e këtij sporti në plan të parë. “Kam shumë vite që e përcjell futbollin. Ka njerëz që dinë shumë më tepër se unë për këtë çështje.

Por mendoj se shumica e njerëzve tashmë pajtohen se një ndryshim do të kishte shumë kuptim”, ka thënë Klop të dielën në Berlin, para ndeshjes së Gjermanisë ndaj Holandës në Ligën e Kombeve. “Nuk kam menduar se gjërat mund të përkeqësoheshin pas Sep Blaterit, por dikush ia ka dalë ta bëjë edhe këtë”, shtoi ai. Blater ishte president i FIFA-s nga viti 1998, por dha dorëheqje në vitin 2015, pas akuzave për korrupsion.

Më vonë u përball me akuza, por u shpall i pafajshëm në dy procese gjyqësore. Megjithatë, komiteti i etikës i FIFA-s e kishte suspenduar nga aktivitetet në futboll. Klop shtoi: “Sa i përket Xhani Infantinos, jam i bindur se personi i ardhshëm që do të vijë mund ta bëjë një punë më të mirë. Ka njerëz që vërtet kujdesen për të ardhmen e futbollit, njerëz që nuk udhëhiqen nga interesat financiare. Nëse një person i tillë do të dilte përpara dhe do të bëhej president, mendoj se ky do të ishte një përmirësim i madh”, ka thënë Klop.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here