Mbrëmjen e djeshme Tepelena u trondit nga një atentat ndaj dy vëllezërve Artan dhe Artur Bresha.
Ndërkohë sot detaje të reja kanë dalë në dritë. Mësohet se është gjetur e hedhur në greminë makina e autorëve të atentatit ndaj dy vëllezërve Bresha.
Kujtojmë që një natë më parë autorët kanë qëlluar me breshëri automatike mbi banesën e dy vëllezërve duke lënë të plagosur rëndë Artan Breshan, ndërsa kanë marrë me forcë në makinën e tyre, Arturin. Më pas ata e kanë qëlluar për vdekje dhe e kanë hedhur pranë vendit ku punonte si roje në një kompani inertesh.