Solidaritet me personat e prekur nga tërmeti, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës dhuron 1 milion euro

0
274

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës dhuron 1 milionë euro shtetit shqiptar, duke iu bashkuar kontributeve financiare për ringritjen e të gjitha zonave të prekura nga tërmeti.

TIA falenderon çdo përpjekje dhe bujari të stafit, të koordinatorëve në kampe, të specialistëve të kërkimit, të njerëzve që dhanë jetë, të atyre që dhanë shpresë e që mbajnë të pavenitur kurajon.

“TIA, në këto ditë të vështira për operimet gjatë fluturimeve të avionëve të mëdhenj ushtarakë që vijnë në ndihmë te njerëzve të prekur Shqipërinë dhe shqiptarët, po bën maksimumin të lehtësojë nga tërmeti. Gjithashtu, është ngritur Skuadra Vullnetare për Emergjencat nga stafi i TIA-s, që është në dispozicion të të gjitha kampeve ku ka nevojë për asistencë” thuhet në njoftim.

Aeroporti Ndërkombëtar të Tiranës po mbështet Ëorld Vision Albania & Kosovo me fondet që do të shpërndahen nga kjo organizatë tek familjet në nevojë urgjente për ndihmë. Për çdo kontribut klikoni linkun: http://ëëë.tirana-airport.com/…/183/solidarity-ëith-albania/

“Besim e kurajo” është mesazhi që përcjell në fund TIA për qytetarët.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here