Dëmet nga tërmeti në Tiranë, Mazniku bën bilancin: Në Tiranë u dëmtuan 202 pallate, 410 shtëpi private të pabanueshme!

0
256

N/kryetari i bashkisë së kryeqytetit, Arbi Mazniku deklaroi në një lidhje telefonike për Report Tv se në qarkun e Tiranës janë 2 mijë objekte që janë dëmtuar, nga të cilat 410 shtëpi private janë të pabanueshme. Sa i përket 202 pallateve që janë dëmtuar, 4 janë të pabanueshme.

Zoti Mazniku, sa serioze është situata?

Sot gjatë gjithë ditës janë verifikuar dëmet në pallatet në Tiranë. Janë 202 pallate që kanë dëme nga tërmeti, disa jo serioze dhe disa serioze. 4 objekte nuk duhet të banohen, qytetarët duhet të largohen të paktën sonte, pasi mund të kenë pasur dëme strukturore dhe në një tjetër valë tërmeti mund të kenë dëmtime më të mëdha. Banorëve u kemi kërkuar që të lëviznin, një pjesë kanë ikur, të tjerë janë akomoduar në hotele dhe qendra sociale. Kemi pasur rezistencë nga disa banorë dhe ne përfitojmë t’u bëjmë thirrje të largohen deri kur të kemi bërë një verifikim më të detajuar.

Zoti Mazniku, e keni menduar për të ndërhyrë për t’i shembur ato që rrezikojnë?

Nuk jemi akoma në këtë situatë që mund të kemi persona nën rrënoja, por vlerësimi paraprak që mund të kenë dëmtime strukturore. Ekspertët do të bëjnë një vlerësim të dytë nëse këto struktura kanë nevojë për përforcime apo duhet të prishen, por këtë vlerësim nuk mund ta bëjmë sot. Sot 202 objekte pallate i kemi verifikuar dhe mbi 2 mijë objekte private në fshatra që janë dëmtuar, 410 janë të pabanueshme dhe banorët janë lëvizur. Njëra është shkolla në Pezë që nuk rikuperohet dhe që javën tjetër do të prishet.

Zoti Mazniku, ku mund të drejtohen qytetarët për të komunikuar me bashkinë nëse kanë nevojë për ndihmë?

Pika kryesore është njësia administrative ku banojnë, të 27 zyrat që kanë qenë të hapura, do të funksionojnë me 24 orë. Bashkia ka 5 qendra sociale të vetat dhe 2 të shoqërisë civile që i ka hapur.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here