Ndihma nga Kosova për familjet e prekura në Durrës, Rama i bën kërkesën e papritur Pacollit: Shpjegoju kosovarëve, ka ustallarë që i fryjnë!

0
277

Kryeministri Rama ndodhet në Durrës, sëbashku me politikanin nga Kosova Behgjet Pacolli. Pacolli u shpreh i gatshëm të ofrojë ndihmën e tij për familjet e prekura nga tërmeti. Rama falenderoi trupat e Kosovës për angazhimin e tyre për shpëtimin e njerëzve nën rrënoja.

Behgjet Pacolli: Tani që mora informimin tuaj, nëse është nevoja ne mund të iu ndihmojmë menjëherë.

Edi Rama: Ne do të bëjmë një marrëveshje me ta. Çështja e perimetrit ka pak vështirësi se banorët janë në punë, në shkolla.

Behgjet Pacolli: Do të qëndroj me ju deri në fund. Organizimi juaj është shumë i mirë. Populli ynë është shumë human. Këtu situate është nën kontroll.

Edi Rama: Trupa e Kosovës ka bërë një figurë fantastike me korrektesë dhe profesionalizëm. Është shumë prekëse dhe e fortë ndihma e Kosovës dhe gjithë vendeve që na ndihmuan. Mirë do ishte ti sqaronit njerëzit se tarifa të rruga është detyrim i të gjithëve, shërbim për rrugën dhe sigurisë dhe detyrimin për shtetin. Nëse vjen me zemër dhe mëndje për të dhënë një ndihmë më shumë se sa ato 5 euro, ato 5 euro nuk janë diskriminim, ato paguhen në të dy anët e kufirit.Ato 5 euro janë kontribut për të gjithë, por edhe për shtetin dhe vetveten.Unë e di si diskutohet, ka ustallarë që i fryjnë këto, por s’është koha për t’u marrë me ustallarët, por duhet të merremi me qytetarët tani”, tha Rama.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here