“E hapa vetë vrimën, dola”, qytetari tregon si i spostoi një për një rrënojat dhe shpëtoi edhe gruan: Kam brenda ende vajzën 21-vjeçare!

0
320

Haxhi Kabili, është një nga të mbijetuarit e tërmetit që ra mëngjesin e djeshëm në Shqipëri, ku zonat më të prekura ishin Thumana dhe Durrësi. Por pavarësisht se vetë është gjallë, zemra e Haxhiut është nën rrënoja, pasi atje ndodhet ende vajza e tij 21-vjeçare, Aderina.

Ai shprehet se gruaja e tij ndodhet në gjendje të vështirë në spitalin e Traumës, por ende ka besim se mund të gjejë gjallë vajzën e tij.

“Sapo ndjemë tërmetin kërkuam që të dilnim po nuk mundëm, banonim në katin e katërt, vajzën e kam nën rrënoja, kam pastruar vetë tullat dhe kam dalë, kam gjetën vrimën dhe kam dalë.

Gruan e kam gjetur në fund të pallatit, vajzën nuk kam mundur që ta gjej, gruaja ka dëmtime më të rënda në pjesën e legenit, ndodhet te Trauma në Tiranë.

Është diçka më mirë, vajza është nën rrënoja, vazhdojnë kërkimet. Të zotit jemi, shpresojmë që të jetë gjallë, të jetë mirë, në momentin që ka rënë një tërmet të parafundit, unë jam ngritur dhe kam qenë në divan, gruaja dhe vajza kanë qenë në dhoma të ndryshme.

Telefoni më ngeli në dorë nuk më humbi, kam marrë në telefon disa njerëz të mi, por gjithsesi dola vetë nga rrënojat. Vajza është 21 vjeç, punonte te këpucët, Zoti është i madh. Kam dhe dy fëmijë të tjerë, kanë ardhur nga jashtë”, u shpreh Kabili.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here