Google search engine
Home Bota Përplasje në BE për financimin e Ukrainës, kryeministri sllovak: Merz po bën...

Përplasje në BE për financimin e Ukrainës, kryeministri sllovak: Merz po bën shantazh, nuk i nënshtrohem

0
9

Kancelari gjerman Friedrich Merz ka paralajmëruar se mund të bllokojë miratimin e buxhetit shtatëvjeçar të Bashkimit Europian nëse vendet anëtare nuk arrijnë një marrëveshje për financimin e Ukrainës. Qëndrimi i tij ka shkaktuar reagime të ashpra në Europën Qendrore, me kryeministrin sllovak Robert Fico që e akuzoi Berlinin për shantazh. Kërkesën gjermane e kundërshtoi edhe homologu i tij çek, Andrej Babiš.

Merz kërkon që financimi i Ukrainës të diskutohet në samitin e liderëve europianë në Dublin, duke argumentuar se barra e ndihmës për Kievin po mbahet kryesisht nga një numër i kufizuar shtetesh anëtare. Bashkimi Europian kishte miratuar më herët një hua prej 90 miliardë eurosh për Ukrainën, për të mbuluar nevojat ushtarake dhe civile gjatë viteve 2026-2027. Por intensifikimi i sulmeve ruse ka rritur ndjeshëm kostot e luftës. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka kërkuar 70 miliardë euro shtesë për të mbuluar deficitin buxhetor, nga të cilat BE-ja është zotuar të sigurojë 45 miliardë.

Hungaria, Sllovakia, Çekia dhe Bullgaria kundërshtojnë pjesëmarrjen në raundin e ardhshëm të financimit. Gjermania, kontribuesja më e madhe neto në buxhetin europian, pretendon që të gjitha vendet anëtare të marrin pjesë në mbështetjen financiare të Ukrainës, përpara se të arrihet marrëveshja për buxhetin e BE-së për periudhën 2028-2034.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here