Mbrëmë u inagurua stadiumi më i ri në Shqipëri “Air Albania Stadium” me përballjen e Kombëtares shqiptare me kampionët e botës, Francën. Fillimi i ndeshjes u bë me një ceremoni madhështore të organizuar nga Ardit Gjebrea.
Për interpretimin e himnit shqiptar u ftua këngëtarja Juliana Pasha, e cila më zërin e saj magjik rrënqethi të gjithë të pranishmit në stadiumin “Air Albania”
Juliana ishte e veshur me ngjyrat e kombëtares duke bërë një hyrje spektakolare.