Gra e fëmijë vuajnë në kampet e Sirisë, Trump zbulon çfarë ka biseduar me shtetet europiane: Në mënyrë inteligjente ata thanë ‘jo, faleminderit’!

0
356

Presidenti amerikan, Donald Trump, është shprehur se ka biseduar me evropianët për t’iu dhënë zgjidhje xhihadistëve dhe familjarëve të tyre që shkuan nga Evropa në Siri për t’ju bashkuar ISIS-t.

Në konferencën e përbashkët me homologun turk, Rexhep Taip Erdogan, Trump theksoi se i ka kërkuar shteteve evropiane që të marrin mbrapsht njerëzit e tyre që ndodhen në kampet siriane, por ato nuk kanë pranuar.

“Kam folur me Evropën për këtë. Mendoj se duhet të na kishin ndihmuar me ISIS-in sepse shumë prej tyre (xhihadistëve) u larguan nga Franca, Gjermania, Britania e Madhe dhe shtete të ndryshme. Këto shtete duhet të na kishin ndihmuar sepse nëse ata do të lirohen, çka ne do e bëjmë, por nëse ata lirohen, do të duan të kthehen pas në Francë, Gjermani, Britaninë e Madhe dhe në të gjitha ato shtete që nuk po na ndihmojnë. Unë u dhashë mundësinë: Doni t’i merreni mbrapsht? Dhe në mënyrë inteligjente ata thanë “jo, faleminderit”. Por kjo nuk është e drejtë”, u shpreh Trump.

Ndërkohë, në kampet e Sirisë, siç është edhe ai Al Hol, ndodhen edhe shumë shqiptarë, kryesisht gra dhe fëmijë. Edhe pse disa shtete në Evropë, siç është rasti i Kosovës, i kanë riatdhesuar me ndihmën e SHBA-së, Shqipëria nuk ka arritur ende të realizojë një operacion të tillë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here