Granit Xhaka do të largohet me shumë mundësi në janar nga Arsenali. Mesfushori nuk do të qëndrojë duarkryq me këtë situatë të keqe ku nuk po merr minuta dhe do të largohet me dëshirën e tij të plotë.
Anglezët po mendojnë ta shesë atë në Gjermani. Lojtari ka një reputacion të mirë. Mesfushori e njeh mjaft mirë atë kampionat, pasi ka luajtur dhe më parë në Bundesligë, ndërsa njeh dhe gjuhën.
Krisja përfundimtare e Xhakës me Arsenalin erdhi pas zëvendësimit në ndeshjen kundër Crystal Palace. Ai shpërtheu kundër tifozëve të tij dhe iu hoq dhe shiriti i kapitenit. Pritet vetëm oferta e duhur dhe zyrtarizimi i largimit.