Kreu i PD Lulzim Basha ka njoftuar se do të jetë në Korçë pasditen e sotme. Mirëpo një surprizë e papritur do të gjejë para nga të rinjtë e këtij qyteti, të cilët kanë vendosur një banderolë në hyrje të qytetit, aty ku ndahet rruga e qytetit të Korçës, me rrugën e zonës turistike të Dardhës.
Në banderolë shkruhet “Welcome Luli, një vilë për ty në Dardhë”.
Kjo vjen pak ditë pas zhvendosjes së liderit demokrat Lulzim Basha në një vilë luksoze në ambientet e rezidencës “Long Hill”.
