Tryeza e thirrur nga OSBE për Forumin për Zhvillimin e Medias është shoqëruar me një incident teksa disa banore të Unazës së Re janë futur me pankarta në duar në mes të konferencës. Ato kërkojnë shpalljen ‘non grata’ të ambasadorit të OSBE, Bernd Bochard, i cili pak ditë më parë iu nxori gishtin e mesit.
Mirëpo mes protestueseve nuk ishin vetëm gratë e Astirit, por si e inflirtuar mes tyre është edhe Enxhi Turtulli, anëtare e forumit të PD. Me pankarta në duar ato kanë kërkuar largimin e ambasadorit të OSBE në Shqipëri Bernd Borchardt nga tryeza por dhe Shqipëria.
Turtulli është mjaft aktive në protestat dhe tubimet e organizuara nga opozita. Në profilin e saj në rrjetet sociale ajo shfaqet krah liderit demokrat Lulzim Basha, dhe ish-kryeministrit Sali Berisha. Ajo ka qenë mjaft e angazhuar edhe në protestën e Unazës së Re, krah ish-deputetit demokrat Klevis Balliu.









