I vdiq gruaja në sallën e lindjes, bashkëshorti nxjerr prapaskenat dhe u dërgon mesazhin e rëndë mjekëve të Elbasanit: Fute duart në portofolin tim dhe… (E PLOTË)

0
499

Ndërkohë që kanë kaluar 6 muaj nga koha kur u nda nga jeta bashkëshortja e tij në sallën e lindjes, Algert Debrova thotë se pritjes i ka ardhur fundi.

Bashkëshorti i Rexhina Debrovës, e cila humbi jetën një orë pasi solli në jetë fëmijën e saj, ka lënë të kuptohet përmes një postimi në Facebook, se do të kërkojë vetëgjyqësi për dhimbjen e madhe që i kanë shkaktuar mjekët.

Burri i 25-vjeçares së ndjerë, i akuzon mjekët për neglizhencë dhe korrupsion. Ai u thotë mjekëve se gjilpëra që u përdor “gabimisht” për Rexhinën gjatë lindjes do të ngulet në syrin e tyre.

Ja postimi i plotë i Algertit:

Erdhi ora.

6 muaj pa frymën, zërin, buzëqeshjen, jetën e Rexhinës.

Ardjan Kadaifçiu dhe Blerta Arapi më keni vrarë shpirtin, më keni nxirë gjakun…

Ardjan Kadaifçiu je shkaktari i parë dhe kryesor për vdekjen e Rexhinës..nuk kam harruar se në atë orë te zezë ke ngritur duart lart dhe më ke thënë më vrit…më ke përmendur gjithashtu mungesën e kardiologut dhe gabimin që mund të jetë bërë me gjilpërën..ajo gjilpërë që shpejt do të ngulet në sy..

Blerta Arapi ti njeri i zi..ti vrasëse e pashpirt si guxove e le Rexhinën vetem kur ajo të thoshe “Po më mbahet fryma”

Si guxove

Erdhe tek unë e gëzuar ..i fute vet duart në portofolin tim more sa deshe nga aty e pastaj e buzëqeshur hyre brenda dhe e gjete Rexhinën të nxirë..të pajetë!

Cfarë bëre me ato para?..-ia dhe djalit tënd!

Qetësia dhe heshtja jonë janë dhurata ime për ju.

Dhimbja e përgatitur për ju..do te jetë qetësia e të ardhmes time…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here