Kosova ka emëruar ambasadorin e ri në Shqipëri. Në krye të këtij institucioni të rëndësishëm është emëruar ish-deputeti nga radhët e PDK, Nait Hasani.
Ky i fundit ka filluar dje detyrën e re në Shqipëri. Hasani ishte propozuar për këtë post pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt si kryeministër, kur dhe vendi po shkonte drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme.
Propozimi për Hasanin ishte bërë më 19 gusht të këtij viti, ndërsa intervistimi i tij ishte bërë dy ditë më pas.
Sakaq, ditën e djeshme Hasani përmes një shkrimi në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, ka njoftuar se dita e djeshme ka qenë dita e parë e tij si ambasador në Tiranë.
“Dita e parë, sot në Tiranë si Ambasador i Kosovës në Shqipëri, pranë shtatores së Adem Jasharit”, ka shkruar ai.