“Me dashnoren 24 orë në burg”, Kejsi nxjerr SMS e rëndë për Stresin pas ndarjes së bujshme (E PLOTË)

0
649

Pavarësisht se Stresi ra në burg pasi u kap në një hotel së bashku me dashnoren dhe me vete kishin drogë, Kesisi, ish-e fejuara e tij, nuk e braktisi po i qëndroi pranë reperit të njohur në atë periudhë të vështirë të jetës së tij.

Pasi doli nga burgu Stresi, diçka e madhe ndodhi mes tyre dhe dyshja e njohur i dha fund marrëdhënies së tyre të dashurisë. Pas kësaj Kejsi u largua edhe nga Shqipëria.

Stresi e deklaroi hapur në emisionin “Ftesë në 5” se do të luftonte për të, e duke e pranuar ndarjen me të. Por Kejsi ditën e sotme ka nxjerre mesazhin që ka marrë nga një ndjekëse, e cila i ka treguar se Stresi kishte një të dashur e të dy talleshin gjatë gjithë kohës me Keisin.

 “Po të tregoj një histori të vërtetë. Kemi qenë verën e kaluar të mbledhur për drekë disa veta shoqëri e afërt e Stresit, ndërkohë Stresi bashkë me dashnoren në tavolinë, po goxha larg Tiranës që t’i shpëtonim radarit tënd. Hapi telin Stresi, sheh në Instagram që kishe hedh ti foto me të. “Bobooo kjo nuk mbush hiç”, e ja kemi plas të qeshurës me lot fare edhe sot e kujtoj. Hahaha tani kujtoj si tallnim by*** me ty kur ish në burg Kedi, sa hidhje ti foto. 8 muaj ti hidh foto me të si budallaçkë e Stresi live nga burgu kontakt 24 orë me dashnoren. Vetëm kur erdhe si jevgjit bashkë me mamin tënd që në fillim të majit i zure derën. Nuk e di dmth, po beharin e shkuar ke qenë legjendë, s’mbaheshe fare. Aman mos më dërgo mesazh direkt se jam me zemër të dobët”, shkruan ndjekësja, mesazhin e të cilës Kejsi e ka publikuar në Instastory duke i pyetur fansat nëse ajo është fanse apo inatçore.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here