Basha përgatitet për zgjedhje të parakohshme, udhëzim bazës të rekrutojë mbështetës nga PS dhe LSI, asnjë sinjal për koalicion me Kryemadhin

0
249

Kreu demokrat Lulzim Basha ka ndezur motorët për zgjedhje të parakohshme. Edhe pse kryeministri Edi Rama e ka bërë të qartë që zgjedhjet e ardhshme do jenë në 2021, kryeopozitari Basha iu ka dërguar një udhëzim strukturave, ku ju kërkon që të rekrutojnë sa më shumë anëtarë të rinj, por edhe të larguar nga PD. Ndonëse nuk është e përcaktuar në udhëzim, gazeta ka mësuar se krerëve të degëve u është kërkuar që të rekrutojnë mbështetës si të pavarur, ashtu edhe nga radhët e Partisë Socialistë dhe Lëvizjes Socialistë për Integrim. Por një tjetër element që tregon ftohjen në marrëdhënie mes PD dhe LSI, është se Basha nuk ka dhënë asnjë sinjal për të shkuar në zgjedhje në koalicion me Monika Kryemadhin. Gazeta ka theksuar më herët se baza e Partisë Demokratike nuk e pranon një koalicion me LSI.

Detajet e udhëzimit

Në udhëzimin e dërguar strukturave nga PD, theksohet se situata është urgjente dhe kësisoj kërkohet verifikimi i listave elektorale, ku shtohet dhe shtimi i radhëve në PD. “Situata në të cilën ndodhemi bën urgjente nevojën e verifikimit të listës elektorale në territorin e QV që ju mbuloni. Gjithashtu po kaq e rëndësishme është edhe procesi i anëtarësimeve tëreja”, shkruhet në udhëzim. Ndërkohë që krerëve të degëve iu është kërkuar që çdo kryetar i grupseksionit sëbashku me sekretarët e seksioneve, të verifikojnë listat e zgjedhësve, të kryejnë identifikimin e votuesve në terren. Po ashtu në udhëzim, strukturave iu kërkohet që të identifikojnë për çdo QV votuesit tradicional të PD, si edhe të bëjnë me dije nëse këta votues vazhdojnë të jenë në këtë territor. Udhëzimi i dërguar nga PD është mjaft i detajuar, ku kërkojnë më tepër detaje përspecifikat që duhet të kryejnë personat përkatës. PD iu ka kërkuar strukturave që të zbulojnë se në cilat zona janë zhvendosur votuesit tradicional të PD, qoftë jashtë vendit, apo nëse kanë lëvizur nga një qytet në tjetrin, madje edhe nëse janë larguar nga fshati në fshat. Duket se PD po përgatitet mjaft mirë për të bërë zgjedhje të parakohshme dhe nuk po lejon t’i humb asnjë detaj sa i përket votuesve. PD kërkon që të kontaktohen të gjithë këta votues tradicional të PD, në mënyrë që të garantojnë vijueshmërinë e mbështetjes së tyre. “Personave përkatës iu kërkohet që të regjistrojnë në listën e zgjedhësve votuesit tradicional të sigurt të PD dhe plotësojnë me numrin e telefonit listën, vetëm për votuesit tradicional të sigurt. Të identifikojnë votuesit tradicional të sigurt të PD që nuk janë anëtar partie. Të rimarrin kontakt me votuesit tradicional të sigurt të PD që nuk janë anëtar për t’i ftuar të angazhohen me përgjegjësinë e anëtarit në strukturat e Partisë Demokratike”, thuhet në udhëzim.

PD merr masa shtrënguese

Frika nga dështimi duket se e ka bërë PD që të matet mirë tani për hapat që hedh. Udhëzimi i dërguar strukturave për të rekrutuar njerëz nga PS dhe LSI, duket me masa mjaft shtrënguese që mos t’i lënë shkas askujt për gabime të mundshme. I përgatitur deri në detaj, udhëzimi i PD kërkon gjetjen e çdo votuesi tradicional të PD, kontaktimin e tyre si edhe marrjen e miratimit nga ana e tyre nëse vijojnë të jenë mbështetës të PD. “Është e preferueshme që votuesit që ftohen të marrin përgjegjësitë si anëtar partie të gatshëm për të përmbushur aktivisht përgjegjësitë dhe të drejtat e anëtarit, veçanërisht të jetë aktiv në veprimtarinë politike dhe elektorale të PDSH-së, si dhe të ndjekë jetën e brendshme organizative të saj”, thuhet në udhëzim. 

Arbjona ÇIBUKU

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here