Janë shënuar përplasje e tensione te Drejtoria e Policisë së Tiranës, ku kanë mbërritur banorët e Unazës së Re. Banorët janë grumbulluar në protestë para drejtorisë dhe kanë sulmuar policët, të cilët nuk i kanë lejuar të futen brenda ambienteve.
Protestuesit janë të shoqëruar nga ish-deputeti i opozitës Klevis Balliu.







































